KORÇË– Gjatë natës është grabitur katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në qendër të Korçës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur nga 2 të mitur, të cilët janë fshehur brenda katedrales dhe kanë arritur të merrnin sasinë e parave që ndodhej në arkë.
Nuk është hera e parë që objektet e kultit në Korçë bien pre e vjedhjes së arkave apo sendeve me vlerë, pasi katedralja ka rënë pre e një veprimi të tillë disa herë nga persona të ndryshëm.
Policia po heton ngjarjen për të identifikuar dhe kapur autorët.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.
/Priza.al/