Sekuestrohet një sasi droge në burgun e Drenovës në Korçë.
Droga i është gjetur një të dënuari. Mësohet se janë gjetur 6 doza të dyshuara kanabis.
Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”. Policia e burgut ka arritur t’ja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.
Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.