Një 58-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Shtetasi me iniciale I.M., akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. M., 58 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.