Korçë/ Karrotreci përplaset me Audi-n

Një aksident është regjistruar në Sovjan të Korçës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, ndërkohë raportohet për 3 të plagosur.

Burime për mediat raportojnë se një karrotrec është përplasur me një automjet tip “Audi”.

Njoftimi i Policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *