Një drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative në Korçë, pasi ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Shtetasi me iniciale S.Zh., është ndëshkuar me 50.000 lekë të rinj nga policia rrugore.
Njoftimi i policisë:
Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, në zonë të banuar, ndëshkohet me masë administrative 55.000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryente manovra të rrezikshme, në qendër të banuar, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit, shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Pogradec, si dhe bllokimin e automjetit. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, shtetasin S. Zh., me masën administrative 55.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, automjetin tip “BMË, në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në qendër të banuar, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka ndryshuar sensin e lëvizjes, në kundërshtim me Kodin Rrugor. Pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.