Korçë/ Ktheu lokalin në sallë të lojërave të fatit dhe shiste pije të kontrabanduara, shpallet në kërkim pronari

Një 46-vjeçar në Korçë është shpallur në kërkim, pasi ka kthyer lokalin në sallë të lojërave të fatit dhe është kapur duke shitur pije të kontrabanduara. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N. Th., banues në Pustec, i cili ishte njëherazi dhe pronari i lokalit.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për të luajtur lojëra fati (poker), dhe shiste pije të dyshuara të kontrabanduara, në këtë lokal, shpallet në kërkim 46-vjeçari (pronari i lokalit).

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke organizuar lojën e pokerit, në këtë lokal. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që po luanin këtë lojë.

Sekuestrohen një shumë parash dhe pije të dyshuara të kontrabanduara, që u gjetën në lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qarkut Korçë, në të cilat dyshohet se ushtrohet kjo veprimtari. Si rezultat është goditur 1 rast për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 34 vjeç, banues në Pustec, Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi N. Th., 46 vjeç, banues në Pustec, Korçë (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. Z., Xh. N. dhe S. G.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në lokalin në pronësi të shtetasit N. Th., në lagjen nr. 9, Korçë, u konstatua shtetasi N. D. (në rolin e organizatorit), duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (poker) dhe 3 shtetasit e tjerë Dh. Z., Xh. N. dhe S. G. Këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi N. Th (i shpallur në kërkim), kishte të punësuar në lokalin e tij një punonjës të pasiguruar në organet tatimore. Gjithashtu, në ambientet e këtij lokali u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *