Korçë/ Ndërron jetë një 44-vjeçar, ja dyshimet e para

Një 44-vjeçar është helmuar në qytetin e Bilishtit, Korçë.

Dyshohet se shtetasi me iniciale F. S., kishte konsumuar lëndë të dyshuar helmuese fotoksinë.

Familjarët raportojnë se 44-vjeçari shfaqte probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2022, në Spitalin Rajonal Korçë ka ndërruar jetë shtetasi F. S., 44 vjeç, lindur në Poloskë, Devoll dhe banues në Tiranë. Nga hetimet e para rezultoi se ky shtetas kishte konsumuar në Bilisht, lëndë të dyshuar helmuese fotoksinë. Sipas deklarimeve të marra nga familjarët, 44-vjeçari shfaqte probleme të shëndetit mendor.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *