Dy persona janë kapur ditën e sotme në Korçë, pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. P., 55 vjeç, banues në Tiranë dhe A. T., 60 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip kamion që secili prej tyre drejtonte, u gjetën të fshehur 3 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, për të kaluar ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.