Shtetasi me inicialet A.G., ka mbetur i plagosur pasi mjeti në të cilin ndodhej pasagjer ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet K.F. dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit tip “BMW”.
Policia bën me dije se i plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtimin e duhur.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.