Një 34-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte kthyer në makth për një vajzë.
Shtetasi me iniciale O.Z., akuzohet për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Z., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.