Në Korçë u arrestua 58-vjeçari Artur Rakipi, i cili edhe pse ishte me masë sigurie “arrest me burg” merrej me prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Ai ishte i dënuar që në korrik të vitit 2023 pasi ushtronte në banesën e tij veprimtarinë e falsifikimit të dokumenteve.
Në cilësinë e provës u sekuestruan disa pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh.
Ndërkohë materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.