KORÇË/ PS kryeson në të gjashtë bashkitë e qarkut, në bashkitë e Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës

Në Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.

Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 20 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 53.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 46.6% të votave.

Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 18 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 63.63% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 36.37%. Isai po shkon drejt një mandati të dytë.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 20 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhagolli gëzon 64% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 33.88%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.14%

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 36 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 63.83% të votave përkundrejt 36.17% të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

Edhe Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai merr 63.36% të votave kur janë numëruar vetëm 11 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, merr 36.64% të votave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *