Korçë/ Sherr me grushte, e pësojnë tre të rinjtë

Tre të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Korçë.

Policia bën me dije se shtetasit me iniciale E. K., 19 vjeç, P. M., 20 vjeç dhe B. R., 32 kanë qëlluar njëri-tjetrin me gushte dhe për pasojë janë duke u proceduar.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 41 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Podgorie, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;

A. R., 63 vjeç, banues në Sheqeras, Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Libonik-Sheqeras”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet;

R. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

A. H., 55 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pulahë”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin me të cilin po transportonte një sasi drush, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 64 vjeç, banues në Pogradec, pasi në tokën në pronësi të tij, në zonën e quajtur “Toka Blatë”, u gjetën të kultivuara 3 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 47 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 19 vjeç, P. M., 20 vjeç dhe B. R., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht dhe në Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Gjithashtu shtetasi B. R. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit P. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. C., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *