Një 24 vjeçar është lënduar në krah me mjet prerës nga shtetasi P. R., 25 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali.
Sakaq mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Korça/Informacion paraprak
Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.