Një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në Korçë duke lënë të plagosur një 40-vjeçar. Ky i fundit ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e 4 të një pallati, ndërkohë personi i lënduar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.