Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi kanë shkelur Kodin Rrugor.
Në pranga kanë rrënë shtetasit me iniciale S. H., 39 vjeç, J. R., 19 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:
-S. H., 39 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë tip “Yamaha”, pa targa;
-J. R., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 15, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Smart”, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.