Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap e emigrantë të paligjshëm.
Shtetasi me iniciale J. Zh., akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim J. Zh., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 16.04.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
—Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 36 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme