Nuk kanë fund aksidentet rrugore. Shkas nuk është vetëm infrastruktura e cila shpesh çalon në cilësi si dhe në mungesën e sinjalistikës, por me sa duket edhe aftësitë jo të mira të drejtuesve të mjeteve.
Aksidenti i regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës, fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Mësohet se mjeti me targa AA 690 NA, i drejtuar nga një femër, ka marrë përpara një këmbësor që po ecte në trotuar. Shoferja ka dashur të parkojë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur këmbësorin. Sipas bluzave të bardha i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Në videon e siguruar nga ‘Priza.al’ mund të shohim pamje nga vendngjarja ku qartazi dallohet shqetësimi i gjithë banorëve të zonës dhe kalimtarëve të rastit, të cilët ndërkohë ndihmojnë të plagosurin.