Korea e Jugut/ Shembet ndërtesa mbi autobusin, humbin jetën 9 persona (Video)

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korenë e Jugut ku të paktën nëntë njerëz kanë humbur jetën, pasi një ndërtesë pesë katëshe u shemb duke zënë poshtë një autobus. Mjeti publik mbante në bord 17 persona, ku 8 prej tyre janë të plagosur dhe 9 kanë humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Gwangju, dhe arsyeja e shembjes nuk është ende e qartë. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarjje dhe po bëjnë përpjekjet maksimale  për të shpëtuar të gjithë pasagjerët. Të gjithë punëtorët në vend ishin evakuuar para se ndërtesa të rrëzohej, tha oficeri i zjarrfikësve Kim Seok-sun në një konferencë televizive. Disa nga punëtorët u thanë hetuesve se kishin mbyllur një shteg këmbësorësh pranë vendit para shembjes, shtoi ai.

Videot e ngarkuara në mediat sociale treguan se ndërtesa u shemb drejtpërdrejt mbi autobus. Yang Ik-je, i cili drejton një dyqan përtej rrugës nga ndërtesa e shembur, i tha agjencisë së lajmeve Yonhap se ndihej sikur “toka po dridhej”. “Nuk mund ta shihja rrugën qartë, sikur të ishte e mbështjellë me mjegull të dendur,” tha ai. “Kam kontrolluar CCTV për të zbuluar që ndërtesa është shembur në një autobus.”

Një nga shembjet e ndërtesave më të këqija në botë për kohën e paqes ndodhi në Korenë e Jugut në qershor 1995, kur Sheshi Departamenti Sampoong i Seulit u shemb, duke vrarë më shumë se 500 njerëz.

/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *