Korea e Veriut e cilësoi si ‘arma më e fuqishme në botë’, Amerika: Raketa ishte shumë e vogël!

Ditën e djeshme Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga nëndetësja në ujërat në brigjet e Japonisë, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Kjo lëvizje vjen një javë pasi Koreja e Jugut zbuloi armën e saj të ngjashme.

Pheniani zbuloi llojin “e ri” të raketave të lëshuara nga nëndetëset në janar, duke e përshkruar atë si “arma më e fuqishme në botë”. Ajo vjen ndërsa Koreja e Jugut, Japonia dhe drejtuesit e inteligjencës amerikane thuhet se do të  takohen në Seul për të diskutuar për  Korenë e Veriut.

Raketa balistike e testuar dje nuk ka masë të madhe sa për t’u quajtur kërcënim, por vendi thotë se kapacitete të konsiderureshme manovrimi dhe shpejtësie. Mediat amerikane raportonin se raketa ishte shumë më e vogël nga të tjera të testuara më herët nga Peniani, dhe duket se është një nga ekspozimet publike të armatimeve  në një panair të javës së kaluar.

Arma tërhoqi mjaft interes gjatë atij eventi prej diskutimeve nëse ishte prodhim i ri apo dizajn i modifikuar që po ritestohej.

Testimi i kryer më 19 tetor 2021 ishte një lëshim nga një nëndetëse e bazës veriore të  Sinpo në brigjet lindore. Mediat koreane thanë se raketa kishte fluturuar rreth 450 kilometra dhe më pas kishte rënë në detin e Lindjes.

Monitoruesit në Korenë e Jugut thanë se ishte një raketë balistike e aftë për mbushje të rënda, ndërsa ata amerikanë nuk komentuan mbi tipin e sakte te armatimit ajror.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *