Një raketë balistike e Koresë së Jugut u rrëzua në tokë në Gangneung , në veri-lindje të Japonisë, gjatë stërvitjeve të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar panik banorët e qytetit bregdetar tashmë të tronditur nga testet e raketave gjithnjë e më provokuese të Phenianit . Shpërthimi i raketës dhe zjarri i mëpasshëm bëri që shumë njerëz të besonin se ishte një sulm i Koresë së Veriut
Incidenti përfshiu një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi Hyumoo-2. Raketa u rrëzua brenda një baze të Forcave Ajrore në periferi të qytetit. Ushtria ka bërë të ditur se po heton shkaqet e “fluturimit anormal” të raketës.
Më parë, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se katër raketa të Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë dhe një tjetër raketë Hyumoo-2 ishin lëshuar me sukses gjatë stërvitjeve të përbashkëta në përgjigje të provokimit të Koresë së Veriut. Pheniani, në fakt, të martën kreu testin e parë balistik në tetë muaj, duke lëshuar një raketë IRBM që udhëtoi rreth 4600 kilometra dhe fluturoi mbi Japoni.