Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të ndërmarrë aksione të forta dhe vendimtare ushtarake kundër Japonisë. Ajo ka kritikuar miratimin e strategjisë së re të sigurisë kombëtare nga Tokio që sipas saj shihet si një përpjekje për të transformuar vendin në një fuqi ushtarake agresive, shkruajnë mediat e huaja.
“Përpjekja idiote e Japonisë për të ngopur lakmitë e saj të zeza – rritja e aftësisë së saj të pushtimit ushtarak nën maskën e një ushtrimi legjitim të të drejtave të vetëmbrojtjes – nuk mund të justifikohet dhe tolerohet”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë të raportuar nga media shtetërore.
Japonia kohët e fundit caktoi tre subjekte dhe një individ për sanksione të reja, duke përfshirë Grupin Lazarus të dyshuar për kryerjen e sulmeve kibernetike.
Kina dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e fundit për të vendosur më shumë sanksione të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ato duhet të lehtësohen për të nisur bisedimet dhe për të shmangur dëmtimin humanitar. Kjo e ka lënë Uashingtonin të përqëndrohet në përpjekjet e tij me Korenë e Jugut dhe Japoninë, si dhe me partnerët evropianë.