Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa lundrimi në drejtim të Perëndimit, njofton agjencia kombëtare e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.
“Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.
“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.
Testimi i lëshimit të raketave u regjistrua pikërisht sot, në ditën kur presidenti i ri konservator Yoon Sok-gil plotësoi 100 ditë në pushtet në Korenë e Jugut.
Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator