Koreja e Veriut miraton ligjin: Askush nuk mund të ketë emrin e vajzës së diktatorit

Diktatori Kim Jong-un ka vendosur një ligj të ri i cili ndalon të gjithë shtetasit e Koresë së Veriut që të kenë të njëjtin emër me vajzën e tij 10-vjeçare. Ligji i ri i bllokon prindërit që të përdorin emrin e vajzës së tij, Kim Ju-ae, ndërsa detyron këdo me të njëjtin emër të zgjedhë një tjetër.

Shumë ekspertë besojnë se Kim Ju-ae po përgatitet nga i ati si liderja e ardhshme e Koresë së Veriut dhe se këto janë hapat e parë të saj në këtë drejtim.

Një burim në provincën e Pyongan-it të Veriut, e cila kufizohet me Kinën, tha se njerëzit që përdornin emrin Ju-ae në Chongju ishin thirrur së fundmi nga shërbimet e sigurisë.

“Ministria e sigurisë thirri gratë e regjistruara në departamentin e regjistrimit të rezidentëve me emrin ‘Ju-ae’ në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre”, u shprehën ata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *