Koreja e Veriut teston raketën e re me rreze të gjatë veprimi

Në të njëjtën kohë që liderët perëndimorë u mblodhën në Bruksel në Samitin e sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë, Koreja e Veriut ka lëshuar një lloj të ri rakete balistike ndërkombëtare (ICBM), testi i parë ky më i avancuar deri më sot, shkruan CNN.

Raporti nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha se raketa goditi një lartësi maksimale prej 3.905 milje, fluturoi një distancë prej 1.090 kilometrash (681 milje) dhe kishte një kohë fluturimi prej 68 minutash përpara se të ulej me saktësi në ujërat e planifikuara mes Gadishullit Korean dhe Japonisë. Kjo përputhej ngushtë me vlerësimet e vëzhguesve japonezë, të cilët thanë se raketa ra rreth 150 kilometra (93 milje) në perëndim të gadishullit Oshima në Hokkaido, ishulli kryesor më verior i Japonisë.

Sipas analistëve valët e fundit të testeve të raketave të Koresë së Veriut hedhin idenë se lideri i vendit,  Kim Jong Un po përpiqet t’i tregojë botës se mbetet një lojtar i fuqishëm në luftën për pushtet dhe ndikim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *