Koronavirusi/ Franca miraton pasaportën shëndetësore, kur hyn në fuqi ligji

Të enjten është aprovuar pasaporta shëndetësore e COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike.

Kjo pasaportë kontraverse që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore.

Por, Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale.

Vizitorët e disa qendrave tregtare dhe marketeve duhet gjithashtu të prodhojnë një pasaportë shëndetësore dhe njëjtë duhet të veprojnë vizitorët e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit si dhe njerëzit që kërkojnë shërbime shëndetësore jo urgjente.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *