Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Nga 333 testime, 14 kanë rezultuar pozitivë në bashkitë: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.
Aktualisht janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.
10 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.