Koronavirusi ‘pushton’ burgjet e SHBA-ve/ Vendimi drastik i autoriteteve shkakton panik tek amerikanët

Burgjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pushtuar nga koronavirusi dhe familjarët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre pasi u rrezikohet jeta nga mos distanca fizike.

“Të gjithë qëndrojnë afër këtu kur supozohet që të jenë 2 metra larg. Jam shumë e shqetësuar, besoj se ai duhet të kthehet në shtëpi”, tha Cassandra Bluford, e fejuara e një të burgosuri.

Për të ndaluar përhapjen e covid-19, disa të burgosur po lirohen para kohe nga burgu.

“Është diçka shumë e vështirë për t’u bërë. Arsyeja e këtij vendimi është krijimi i zonave të karantinës për të infektuarit”, tha Rod Grassmann, sherif në Sakramento.

Një total prej 203 të burgosurish janë liruar, deri në 90 ditë më përpara. Kjo lëvizje ka shqetësuar tej mase amerikanët, shumë prej të cilëve e konsiderojnë një vendim të rrezikshëm. Por autoritetet sqaruan se ata që rifitojnë lirinë janë të dënuar për krime të lehta dhe jo ata që janë dënuar për dhunë brenda familjes apo krime të tjera të rënda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *