Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi këtë të hënë se duke nisur nga 1 Qershori, ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat.
Ibrahimaj foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta dhe ditët në fundjavë.
“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.
Dukuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues”, tha ajo.