Ditën e sotme në Kuvend u diskutua dhe u miratua ligji për rritjen e pagës së deputetëve dhe ministrave. Duke kërkuar që të mos bëhet populizëm, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha se për të kompensuar pagën, të hiqet ndalimi kushtetues dhe deputetët të gjejnë një punë të dytë.
“Mos bëni populizëm, ‘po të doni unë jam dakord me kryeministrin’. E shkelim dot rregulloren që do fusim amendament në këtë pjesë? Heqim dhe ndalimin kushtetues që të venë deputetët të gjejnë punë të dytë, të bëjmë naj piceri a lavapjatë”, tha ai.