Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 105-të dhe kriyën e grurit po e negocion Turqia. Për këtë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet sot me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu në Ankara për të diskutuar eksportet e grurit të Ukrainës dhe çështjet rajonale. Tema kryesore e negociatave do të jetë zhbllokimi i furnizimeve të grurit të Ukrainës përmes porteve në Detin e Zi (Odessa). Sipas Kremlinit “në portin e Mariupol, luftëtarët ukrainas shkatërruan qëllimisht një magazinë të madhe me më shumë se 50 mijë ton grurë.”
Luftëtarët ukrainas dogjën “qëllimisht” një hambar të madh në portin e Mariupol, në rajonin e Donetsk, duke shkatërruar mbi 50,000 ton drithë. Kështu deklaroi dje në mbrëmje kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Mbrojtjes së Rusisë, Mikhail Mizintsev, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, “militantët ukrainas nuk donin t’ua linin grurin banorëve të Mariupolit”. Moska i konsideron këto veprime “terrorizëm ushqimor, që Kievi kryen kundër popullit të vet”.
Takimi do të zhvillohet në sfondin e deklaratave të Ankarasë për përgatitjen e një operacioni ushtarak nga ushtria turke në veri të Sirisë.
“Mbi 31,000 ushtarë rusë kanë mbetur viktima në Ukrainë. Tëpaktën kështu ka deklaruar presidenti Ukrainas. Sipas Zelenski Që nga 24 shkurti, Rusia ka paguar rreth 300 jetë të ushtarëve të saj çdo ditë për një luftë krejtësisht të pakuptimtë kundër Ukrainës.