Një pedagog në Akademinë e Sigurisë në Policinë e Shtetit është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion. Qetsor Gurra është prangosur në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.
Pritet që të zbardhen detaje në lidhje me korrupsionin e ushtruar që ka çuar në pranga pedagogun.
Nga ana tjetër, sot kanë dalë rezultatet për 1 mijë e 485 të rinjtë, midis tyre 30% vajza, të cilët iu nënshtruan një ditë më parë testimit me shkrim për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë. Rezultatet e testimit janë publikuar pak orë pas provimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, për qarqet: Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, dhe Dibër.
/Priza.al/