Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu nga Kuvendi ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se fëmijët nuk marrin trajtimin e duhur nëpër spitale.
Manasterliu përmendi një sërë nismash e fondesh në fushën e mjekësisë, ku theksoi se qeveria ka rritur me 87% buxhetin në 8 vite.
Sakaq shtoi se akuzat opozita t’i drejtojë pranë organeve të drejtësisë, pasi vetëm aty mund të marrin përgjigje.
“Saherë që hidhen akuza apo ngrihen trillime, aq shumë është e nevoja që qytetarëve t’i vihet para qytetarëve. Sa për shëndetin e fëmijëve, e kemi treguar se e kemi rritur me 87% buxhetin e shëndetësisë. Po përmend që profesionistët janë shpërblyer me rritje page, e meritojnë padyshim. Nuk ka njeri perfekt, kemi shumë për të përmirësuar. Por ngriheni dhe thoi për korrupsion, duhet të dini mirë se me kë flet. Fol me fakte. Përgjigjet do t’i merrni në kohë, përgjigjet janë nisur. Të jeni të bindur se fëmijët në spitale trajtohen sipas protokolleve, mbështesim me fonde buxhetore të gjitha fondet që vijë. Nuk kemi shfrytëzuar asnjë fond. Për fëmijët nuk kemi rritur tavanet për kërkesën e barnave. Boll me këtë histori, jeni bërë bajat. Duhet që të keni durim. Të ballafaqoheni me të vërtetat. Kur flisni për korrupsionin shihni nga ana juaj. Besoni te drejtësia, lërjani organeve të drejtësisë të vendosin. Besoj te drejtësia e re.