Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Open” ka thënë se SPAK ka çuar në burg ish-ministra dhe ndërkohë informacione edhe zyrtarë aktualë.
Gjithashtu Hajdari tha se edhe ai ka informacione, por do të ishte gabim i madh po ti bënte publike.
“Jam i bindur që reforma në drejtësi do jetë histori suksesi, por jo në pritshmëritë e qytetarëve. Kam thënë duroni. SPAK-u, grupi i dytë i BKH-së, nuk ka mbaruar trajnimin akoma. Lufta me mafian është mafie. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë është mafie. Ka hëngër koka prokurorësh në Itali. SPAK-u çdo muaj që kalon, bëhet më e pavarur. Është e thjeshtë të flasësh në media, ndërsa e vështirë të mbledhësh provat. SPAK ka çuar ministra, ish-ministra e deputetë në burg.
Zotëria ka informacione për dosje konkrete, edhe unë kam informacione, por nuk kam luajtur nga mendtë t’i bëjë publike në studio publike. Nuk jap dot informacion për rezultatet e SPAK-ut. Puna e SPAK-ut shkon paralel me shoqërinë shqiptare. Kemi pasur kriminelë në sistemin e drejtësisë. Prokurorët e SPAK-ut janë të ruajtur 24 orë. Janë të ruajtur dhe të monitoruar nga partnerët tanë amerikanë” – tha Hajdari.