Korrupsioni me tenderin 2.8 miliardë lekë/ Fituesi duhej skualifikuar, Edlira Naqellari kërkonte në çdo mënyrë realizimin e procedurës

të tjera detaje në lidhje me dosjen hetimore për tenderin korruptiv për uniformat e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9 zyrtarë e ish-zyrtarë. Në dosjen e SPAK thuhet se anëtari i komisionit, Ylber Pjetërnikaj ka refuzuar kompaninë fituese, bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC, pasi kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit. Sipas Pjetërnikaj, fituesi nuk kishte fletë- analizë për produktin dhe duhej skualifikuar. Ai thotë më tej se sh-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara, por kërkonte në çdo mënyrë realizimin e kësaj procedure.

“Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin përcaktuar në germën “b” të pikës 12  pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim. Për bashkimin e operatorève ekonomik BOE “hapko doo-odjeca 1 mesiperme ka doo” “jelen professional doo”, “galeb “OpenTech consulting & doo+ Galko doo Services sh.pk nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, ka rezultuar se nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar ne piken 13 te ofertës teknike, pasi ditën e hapjes nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionët e artikujve, objekt prokurimi gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar ne piken 12 te ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike raport testimi, fletë-analiza për te gjithë artikujt e kostumeve dhe këmishave Mosplotesimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, gjate shqyrtimit të dokumentacionit të bashkimit të operatoreve BOE “D&Esh pk “Summer Confs 1″+ “LOVERS SRL” “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU” është konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti. Mungesa e këtyre ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit. Ne gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomik, nuk mund të kualifikohej asnjë ofertues edhe ne fazen e II-te-ofertat teknike Sqaroj se certifikatat e konformitetit janë kërkuar si kritere te veçanta pjese perberese te dokumenteve standarde te tenderit, ku mungesa e tyre ka qene kusht kualifikimi për çdo operator pjesëmarrës. Ne lidhje me problematikat e konstatuara, sipas deklaruesit rezulton se ishte ne dijeni edhe titullari i Organit Qendror Blerës shtetasja Edlira Naqellari, përpara mbylljes së procedurës, e cila ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë, e cila në mënyrë periodike e ka thirrur ne zyre kryetarin e KVO-se shtetasin Yiber Pjetërnikaj për t’u interesuar për procedurën, ku kryetari i KVO-re e ka vënë në dijeni për problematikat e hapura për çdo operator ofertues, që konsistonte ne mungesën e dokumentacionit të kërkuar”, thuhet në dosjen e SPAK.

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *