Presidenti Ilir Meta ka emëruar në detyrë si koordinatore për luftën kundër korrupsionit, Briseida Shehaj.
Meta tha se partia e Lirisë synon që të arrijë transparencë dhe siguri në vend.
Sakaq shtoi se referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit.
“Partia e Lirisë jam i sigurt që do votojë çdo nismë që synon transparencë, për çështjet e sigurimit dhe çdo çështje tjetër. Partia e Lirisë është e qartë se problemi numër një është dekorruptimi. Në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopont. Kështu që PL çdo ditë dhe çdo sekondë do ti shërbeje dekorruptimit të opozitës, sepse kishim një lider opozitë të korruptuar dhe së dyti të dekorruptimit të shtetit”, tha ai.