Korrupsioni mbetet shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve të drejtuara si nga femrat, ashtu dhe meshkujt, sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e vet të internetit përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting).
Sondazhi u plotësua nga 503 anketues, rreth 35% e të cilëve ishin femra.
80% e femrave të anketuara nga “Monitor” thanë se korrupsioni është një pengesë për investimet
80% e femrave të anketuara thanë se korrupsioni është një pengesë për investimet e tyre. E njëjta përqindje është dhe për përgjigjet që dhanë meshkujt sipërmarrës.
Është një normë e pashkruar në Shqipëri, që nëse nuk paguan, nuk mbaron punë. Perceptimi për femrat është se “korruptohen” më pak dhe ndaj hezitohet t’u kërkohet ryshfet.
54% e sipërmarrëseve kanë pohuar se u është kërkuar të japin një herë ryshfet gjatë 12 muajve të fundit, përkundrejt 76% që u përgjigjën në këtë mënyrë nga bizneset e drejtuara nga meshkuj.
52% e të anketuarave që u kishin kërkuar ryshfet thanë se ai varionte midis 10-20% të vlerës së kontratës.