Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka në lidhje me korrupsionin në vend.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se SPAK duhet të dëshmojë forcën e tij dhe të fitojë bindjen tek qytetarët se është në luftë kundër korrupsionit.
Sakaq shton se lufta kundër korrupsionit nga mazhoranca ka qenë qesharake , pasi sipas saj 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet.
Postimi i plotë:
Korrupsioni rrezik Kombëtar!
87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri.
Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcenim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën.
Kampioni i intervistave ishte tejet i interesant në shpërndarje, mbi 50% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është rritur ndjeshëm.
Lufta kundër korrupsionit nga kjo mazhorancë ka qenë qesharake aq sa mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni do të përkeqësohet apo do jetë shumë më keq se sa viti aktual. Ndonëse qeveria pretendon se nuk është një qeveri pro oligarkëve, 1 n2 3 shqiptarë mendojnë që janë pikërisht oligarkët që promovojnë dhe krijojnë korrupsionin me qeverinë. Ndërkohë që 20% e shqiptarëve mendojnë që është dobësia e demokracisë sonë!
Për një kohë të gjatë kam argumentuar në çdo medium se në Shqipëri mungon vullneti politik i mazhorancës për të luftuar korrupsionin ndaj nuk më bën habi që 73.2% e shqiptarëve mendojnë se janë politikanët që janë përgjegjës për të.
Një rezultat që tregon më së miri se si korrupsioni tanimë është i nivele të larta.
SPAK duhet të dëshmojë forcën e tij dhe të fitojë bindjen tek qytetarët se është në luftë kundër korrupsionit. Besueshmëria tek ai është e ulët aktualisht por pritshmëritë janë tejet të larta.
Ndërkohë që mazhoranca socialiste duhet të kuptojë se nëse thuajse 50% e shqiptarëve nuk shohin transparencë dhe për rrjedhojë korrupsion të lartë vjen sepse kjo mazhorancë nuk miraton komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.
Sondazhi jep rezultate që shumëkush i ka të qarta por kur këto janë të pasqyruara në shifra nevoja për ndryshim është edhe më e domosdoshme.
Aq më tepër kur raporti korrupsionit me krimin e organizuar është në korrelacion të drejtë sipas mbi 60% të shqiptarëve që jetojnë në qytet apo zonat rurale.