Këtë të dielë pritet që të startojë spektakli më I ri i humorit “Kosherja” në ABC. Deri tani është zbuluar se spektaklin do ta moderojnë Bes Kallaku dhe Jona Spahiu, dhe se është një projekt i regjisorit Altin Basha. Një tjetër detaj ka dalë në dritë, ndërsa pak ditë na ndajnë nga ky spektakël.
Skenariste e spektaklit do të jetë gazetarja e njohur për publikun, Suada Daci. Lajmin e bëri të ditur vetë Suada, teksa ka qene e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, së bashku me mikeshën e saj Fatma Methasanin. Suadën prej kohësh e dëgjojmë në radion Club FM në emisionin “Makinë me dy timonë”, me Enkel Demin. Ndërsa tani do ta shohim edhe në një pozicion të ri, atë të skenaristes së “Kosherja”.