Kosova aplikoi për anëtarësim në BE/ Xhaçka: Do ta mbështesim dhe ndihmojmë në çdo hap

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur Kosovën, për aplikimin që ajo bëri për anëtarësim në BE. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se Shqipëria dot ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.

Sipas saj, Kosova është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi.

Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Olta Xhaçka.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *