Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë

Kosova dhe Serbia ja kanë dalë që të dakortësohen në lidhje me marrëveshjen për energjinë, ku u zhvillua sot në Bruksel, në kuadër të arritjes së dialogut mes dy vendeve.

Lajmi është konfirmuar nga emsiari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajcak

Sakaq, gjatë takimeve të sotme është arritur pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes për energji dhe përgatitjet për një takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *