Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një takim në Bruksel këtë javë.
Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.
“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë për Gazetën Express.
/Priza.al/