Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të shtunën se ka dërguar mostra në Holandë për një rast të dyshuar me linë e majmunit.
Bëhet e ditur se në 3 qershor në Klinikën Infektive është raportuar për një rast të dyshimtë me linë e majmunit. Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit, tashmë në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.
Lija e majmunit është shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo e ka origjinën nga kontinenti i Afrikës, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se për momentin nuk ka nevojë për alarmim.
Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe.Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë është shumë I ulët.
Shqipëria ende nuk ka konfirmuar ndonjë rast me këtë virus të ri.