Janë tre-katër marrëveshje që janë gati për t’u nënshkruar në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Sllovaku këto komente i bëri në paraqitjen e tij në Forumin e Dubrovnikut 2022, ku mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe një numër i madh liderësh ballkanikë dhe evropianë.
Në këtë forum, që u mbajt për herë të 15-të me radhë, Lajçak vlerësoi lartë kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç-in, për takime të shpeshta në muajit e fundit.