Politikania franceze Marion Marechal, që drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, ka dhënë disa komente pa asnjë kuptim gjatë një interviste live.
Mbesa e themeluesit të Frontit Kombëtar Jean-Marie Le Pen, komentoi në televizionin kombëtar mbërritjen e myslimanëve në Francë, nga shtetet që dikur të kolonizuara prej tyre.
Sipas saj, edhe Kosova ka qenë një vend historikisht ortodoks serb, por që është “kolonizuar” gjatë viteve nga shqiptarët “myslimanë”.
“Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend ortodoks kryesisht serb, është kolonizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë”,- është shprehur ajo live.
Madje kur pa postuar veten e ka shkruar mbi video, duke i mëshuar gabimit. Mesa duket paska nevojë për disa mësime historie…
/Priza.al/