“Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja jote është e virgjër”/ Reagimet e VIP-ave për deklaratën e politikanit francez

Së fundmi, kanë bërë xhiron e rrjetit disa deklarata të Nicolas Bay, politikanit francez të së djathtës ekstreme njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin Evropian. Në disa video të publikuara ai shfaqet duke ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu Bay shprehet se Kosova është Serbi.

Madje ai nuk u mjaftua me kaq por edhe në Instagramin e tij postoi një video nga Deçani me përshkrimin: “Kosova është Serbi”. Kjo deklaratë absurde ka ngjallur menjëherë reagim të ashpër jo vetëm të qyetatarëve, por edhe të personazheve të njohur shqiptarë.

Artisti i njohur Yll Limani ka ironizuar deklaratën e deputetit francez në mënyrën më epike të mundshme, i cili shkruan: “Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja jotë është e virgjër”.

Reperja e njohur Tayna, reagoi gjithashtu e revoltuar duke u shprehur se nëse Kosova do të ishtë dicka tjetër, atëherë do të ishte vetëm Shqipëri.

“Kosova është Kosovë dhe nëse do të ishte diçka tjetër, Kosova është Shqipëri. Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta? Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta. E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit. Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë”,- shkruan këngëtarja.

Një tjetër reagim vjen nga këngëtarja e njohur Barbana Dini, teksa postoi profiling e Bay në Instastory teksa e quajti atë patetik dhe ju kërkoi ndjekesve të saj të bllokojnë Instagramin e tij.

“Turp për ty dhe për politkanët si ti që promovojnë urrjetje dhe gënjeshtra. Personat si ti janë arsyeja se përse bota po bëhet çdo ditë e më e çmendur. Krijesë patetike”,- shkruan Barbara.

Edhe moderatorja e njohur Dojna Mema kërkoi të njëjtën gjë nga ndjekësit e saj për shkak të gjuhës së urrjetjes që ai transmeton. Ajo shkruan:

“Eurodeputet që thotë se Kosova iu mor Serbisë. Bëjini report për gjuhë urrjetjeje”.

Deklarata e Nicolas Bay erdhi menjëherë pas turit të tij 3 ditor në Ballkan, kryesisht në Serbi dhe Kosovë. Pavarësisht reagimit të ashpër publik, Nicolas ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth situatës së krijuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *