Kosova dhe Serbia janë shumë pranë arritjes dhe firmosjes së marrëveshjes së parë, për përmbajtjen e së cilës kishin negociuar dhe dakorduar ish-kryeminitrat Hashim Thaçi e Isa Mustafa, lidhur me energjinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili tha se është çështje ditësh që marrëveshja të nënshkruhet midis dy palëve.
“Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit. Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”, shkroi ai.
Bislimi konfirmoi se nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015, kohë kur në krye të shtetit ishin njëherë Hashim Thaçi, e më pas Isa Mustafa.
“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”, tha zëvendëskryeministri.
Në korrik të vitit 2013, kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri së bashku me delegacionin e Kosovës kishte marrë pjesë në bisedimet për çështjen e energjisë në Bruksel ku u tha se pati “përparime shumë të rëndësishme që mund të çojnë drejt arritjes së marrëveshjes”.
Dy vjet më pas, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e raporteve Kosovë–Serbi, përfshirë Asociacionin dhe atë për energjinë.
Pasi u zgjodh kryeministër herën e parë Albin Kurti tha se so të rishikonte të gjitha marrëveshjet e arritura deri në ato kohë me Serbinë.
“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”,- u shpreh Kurti në 2019.
Bislimi ka paralajmëruar se ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё.