“Kosova kufizohet me Greqinë”/ Deamishel dhe gjeografia shumë larg ‘njëri-tjetrit’

Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të mëdha edhe pyetjet e Gjeografisë. U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

Banorja e “BBV” DeaMishel, në një moment duke u munduar të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, në një moment tha “Greqia” ndërkohë që mungonte “Serbia”.

Njohuritë e tyre të pakta në Gjeografi kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshurin me banorët në komentet e bëra në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *