Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit u bë përurimi i shërbimeve konsullore.
Aty u dha edhe viza e parë nga Kosova për shtetasit e huaj që dëshirojnë ta vizitojnë vendin tonë.
Pas fjalës përshëndetëse nga ambasadori Guner Ureya dhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shabbir Ahmad Choëdhury, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet këtë muaj në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomat të akredituar në Bangladesh.