Kosova merr fitore me “5 yje” ndaj Burkina Fason, debutim ëndrrash për teknikun francez

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të fitojë me goleadë duke “shkërrmoqur” në miqësore kombëtaren amatore të Burkina Fasos.

Dardanët e udhëhequr nga Alain Giresse, e cili dobutoi ditën e sotme, fitoi me rezultatin 5-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja u zhbllokua që në mintuën e 3-të më anë të mbrojtësit, Fidan Aliti dhe në minutën e 20 do të ishte Astrit Selmani  që do të shënonte edhe golin e dytë për ta dërguar ekipin e tij në pushim me avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e dytë nisi aty ku përfundoi e para, me Kosovën të etur për gola dhe fitore.

Në minutën e 53 një gol spektakolar do të vinte nga mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, ndërsa dy golat e tjerë do të vinin me Rashicën dhe Domgjonin.

Një fitore që rikthen entuziazmin te përfaqësuesja dardane e cila kohët e fundit ishte në krizë rezultatesh. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *